OKB: Mbi 5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

OKB: Mbi 5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga OKB, më shumë se pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) thotë se mbi 4.7 milionë refugjatë kanë kaluar kufijtë e Ukrainës.

Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM), e cituar nga AFP, thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta, njerëz që nuk janë as shtetas të Ukrainës dhe as të vendit ku kanë hyrë  janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.

Përqindja më e madhe e refugjatëve, 2.7 milionë kanë ikur në Poloni. Megjithatë, shifrat zyrtare sugjerojnë se disa njerëz tani po zgjedhin të kthehen në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy