Rusët lanë pajisjet e shkatërruara, Ukraina kryen rotacion të stafit në Çernobil

Rusët lanë pajisjet e shkatërruara, Ukraina kryen rotacion të stafit në Çernobil

Stafi i termocentralit bërthamor të Çernobilit është ndërruar për herë të parë në tre javë, tha të dielën mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, duke cituar autoritetet ukrainase.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se ndërrimi ishte i rëndësishëm për funksionimin e sigurt të termocentralit të Çernobilit, i cili u kontrollua nga ushtria ruse për pesë javë derisa ata u tërhoqën më 31 mars, ku lanë një pjesë të pajisjeve të shkatërruara.

Drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Mariano Grossi, deklaroi se laboratorët analitikë të uzinës për monitorimin e rrezatimit u shkatërruan dhe instrumentet analitike u vodhën, thyen ose u çaktivizuan.

Është shumë pozitiv fakti që autoritetet ukrainase po rivendosin gradualisht kontrollin rregullator në Çernobilit, por është e qartë se mbetet shumë punë për ta kthyer vendin në normalitet.

Më 31 mars, trupat ruse njoftuan tërheqjen e tyre nga Çernobili dhe ia dorëzuan kontrollin personelit ukrainas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy