
Menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit, sipas një projekti të fundit, mëton të ketë një formë të re menaxhimi përmes fondacioneve jo-shtetërore.
Lidhur me këtë studiues dhe emra të trashëgimisë kulturore shqiptare ngritën shqetësime, përkitazi me një formë të tillë të Planit të menaxhimit të Butrintit.
Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, në emision “MCN economy” në analizën e tij vlerësoi se projekti që në krye të herës, është evidentuar me mungesë të transparencës nga ana e qeverisë Rama.
Janë dy elemente, së pari ka mungesë transparence, sepse që në fillim ishte ministrja e kulturës, e cila pas presionit, bëri publike disa detaje të marrëveshjes.
Elementi i dytë ka të bëj me konfliktin e interesit, ka shumë dyshime për konflikt interesi, është një studio e panjohur aty brenda, që më pas drejtuesja e studios, vendoset në Bordin që do të marri nën menaxhim Parkun e Butrintit, par kemi vet ministren që bëhet pjesë e bordit, dhe aty është e paqartë nëse këta do të përfitojnë para, janë të paqartë se çfarë do të kenë shpenzime anëtarët e bordit, për natyra të tjera, etj., ndërkohë që në draft dokumente është shkruar se ky bord ka shpenzime 140 mijë dollarë në vit.
Gazetari Tomorri, thotë se në këtë aspekt, ka dyshim të pastër për korrupsion në pjesët që janë hequr nga Parku, për ndërtime të bizneseve të përkrahura nga qeveria aktuale.
Është situata që fillojë vet me mungesë transparence, dhe kur u vunë detaje, u vunë përballë konfliktit të interesit, dhe në këtë aspekt, qeveria ishte e paaftë të mbrojë këtë interes, dhe kjo i vë vulë dyshimeve.
Është një dyshim për korrupsion, sepse vet parku, sipas marrëveshjes, do të investohet do të bëhet zonë me atraksion të madh turistik, ndërkohë në cep të parkut, te gardhi, do të ngrihet hotele, që do të përfitojnë ata që marrin gjithmonë favore nga qeveria, prandaj duhet thënë se pse u nxor jashtë loje kjo pjesë e sipërfaqes së parkut, pra që sipas ligjit të investimeve strategjike, qeveria merr zonat e lakmuara.



