
Studentë të disa fakulteteve të Tiranës e kanë vijuar edhe sot protestën e tyre, por në një formë tjetër. Studentë të Fakultetit Juridik, atij Ekonomik dhe atij të Histori-Filologjisë janë ngujuar në mjediset e brendshme të fakulteteve.
Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ata kanë nxjerrë karriget dhe bankat jashtë auditoreve, duke bllokuar korridoret dhe duke e bërë të pamundur zhvillimin e orëve të leksioneve dhe seminareve. Një situatë e ngjashme paraqitet edhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Ndërsa te Fakulteti Juridik, studentët janë ngujuar brenda sallave. Ata thonë se do të vijojnë të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë në forma të ndryshme deri në përmbushjen e kërkesave.



