Google po teston 'Genesis', një mjet i AI për të shkruar artikuj lajmesh

Google po teston 'Genesis', një mjet i AI për të shkruar artikuj lajmesh

Google po zhvillon një mjet të ri të inteligjencës artificiale (AI) të quajtur 'Genesis' për të ndihmuar gazetarët të shkruajnë artikujt e tyre, në partneritet me disa emra të mëdhenj të shtypit. Lajmin e konfirmoi ditën e djeshme vetë gjigandi i internetit. New York Times ka saktësuar se është pjesë e mediave të përfshira, ashti siç janë Washington Post , Wall Street Journal dhe kompani të tjera. "Ne jemi në një fazë të eksplorimit të ideve për të ofruar potencialisht mjete të AI që do t'i ndihmojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre ". tha një zëdhënës i Google. " Këto mjete nuk janë krijuar për të zëvendësuar (sigurisht që nuk munden) rolin thelbësor që luajnë gazetarët në mbledhjen dhe verifikimin e informacionit dhe shkrimin e artikujve", vijoi më tej ai. OpenAI do t'i japë gjithashtu 5 milionë dollarë Projektit të Gazetarisë Amerikane, një organizatë që mbështet shumë media lokale, dhe deri në 5 milionë dollarë kredi për të përdorur ndërfaqen e saj programuese për të ndihmuar gazetarët të integrojnë mjetet e AI në prodhimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy