Qytetarët në Tiranë janë të bindur se Arben Ahmetaj nuk ka vepruar pa dijeninë e kryeministrit Rama sa i takon aferës së inceneratorëve. Ndërsa kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thonë se Rama dhe Veliaj janë përgjegjësit kryesorë të aferës.



