Del në ankand topi i bejsbollit i nënshkruar nga Zelensky

Del në ankand topi i bejsbollit i nënshkruar nga Zelensky

Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në vitin 2019 do të shitet në ankand për të mbledhur para për vendin e shkatërruar nga lufta.

Topi i Rawlings Major League po shitet nga Randy Kaplan, koleksionist i njohur i topave të nënshkruar nga liderët botërorë. Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë, tha drejtuesi i ankandit RR Auction.

Topi pritej të shitej për të paktën 15,000 dollarë, por oferta kryesore tashmë e ka tejkaluar këtë shumë.

Ai është i nënshkruar me ngjyrë të zezë si me shkronja cirilike ukrainase ashtu edhe me gërma latine.

I nderuari zoti Kaplan, ju lutemi gjeni të bashkangjitur një top bejsbolli, të nënshkruar nga Presidenti i Ukrainës, SH.T. Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Nju Jork në shtator 2019”, thuhet në shënim.

Kaplan është një specialist i çështjeve qeveritare nga Nju Jorku, i cili ka shumë kontakte me OKB-në dhe me politikën amerikane.

Ai filloi koleksionin e tij në vitin 1996 kur ish-presidenti Bill Clinton nënshkroi një top bejsbolli për të në një takim në Uashington, DC Koleksioni, i cili tani numëron më shumë se 500 artikuj, është ekspozuar në muzetë dhe bibliotekat presidenciale anembanë vendit.

Kjo nuk është hera e parë që ai nxjerr në ankand një pjesë të koleksionit të tij, por kjo është ndoshta hera e parë që ai shet një top të nënshkruar nga një udhëheqës kaq i lartë, një njeri që e ka admiruar gjatë luftës së vendit me Rusinë.

"Unë me të vërtetë shpresoj që Zelenskyy t'i mbijetojë kësaj," tha Kaplan. "Ai është një njeri shumë i guximshëm."

Ankandi që përfundon më 11 maj përfshin gjithashtu autografe dhe artefakte nga Johann Sebastian Bach, Nikola Tesla dhe Albert Einstein.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy