Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent në vendin tonë edhe gjatë ditës së sotme, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme, më të dendura shirat paraqiten në veri - veriperëndim të territorit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi.

Parashikohet që shirat të mbeten prezent edhe gjatë natës ku në ekstremin verior do të jenë me intensitet mesatar. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë 4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy