Teherani: Programi balistik iranian i panegociueshëm

Teherani: Programi balistik iranian i panegociueshëm

Programi balistik i Iranit nuk është i negociueshëm, konfirmoi zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme në përgjigje të një kërkese të 28 shefave të diplomacisë evropiane që Teherani të ndërpresë provat e tij.

“Provat balistike të Iranit që bëhen në kuadër të programit mbrojtës të vendit dhe kapaciteteve për mbrojtjen e Iranit nuk janë në asnjë mënyrë të negociueshme”, deklaroi Bahram Ghassemi, cituar sot nga televizioni kombëtar Irib.

Në një tekst të miratuar të hënën, krerët e diplomacisë së 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Bruksel, ishin të shqetësuar për programin e raketave të Iranit duke e ftuar këtë të fundit të mos kryente prova të raketave balistike.

Irani ka zhvilluar ndjeshëm këto vitet e fundit programin balistik dhe ka kryer që prej një viti disa teste raketash, disa prej të cilave me një rreze veprimi prej 2 000 kilometrash duke shkaktuar reagimin e SHBA-së dhe vendeve evropiane.

Përveç të tjerave, Ghassemi përshëndeti vullnetin e Bashkimit Evropian për të zhvilluar marrëdhëniet me Iranin dhe kërkesën e bërë nga BE për të gjitha palët për aplikimin e plotë të marrëveshjes bërthamore mes Teheranit dhe fuqive të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy