Ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim

Ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 29-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim pasi rreth 5 muaj më parë, kishte bashkëpunuar me 3 persona të tjerë, për të transportuar nga Saranda në Memaliaj, disa emigrantë, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Kapet një shtetas i shpallur në kërkim, i cili rreth 5 muaj më parë, kishte bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë, për të transportuar nga Saranda në Memaliaj, disa emigrantë, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjishme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, si dhe i veprimeve operacionale të koordinuara me specialistët e Policisë Kufitare të PKK Rinas, u kap në PKK Rinas, shtetasi i shpallur në kërkim 29 vjeç, banues në Dibër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi më datë 17.05.2023, dyshohet se ka bashkëpunuar më 3 shtetas të tjerë, për të transportuar 4 emigrantë nga Banglandeshi, që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy