
Hëhë, gjithmonë për keq ju shkon mendja! Nuk është aspak ashtu siç mendoni , apo keni menduar këto kohë. ''SHIT'' është ''Shërbimi Informativ Televiziv'' një prodhim i "Çmendina.tv", i cili trasmetohet në "TvT" çdo të premte në orën 21:00 në streaming në "www.tvt.al/live", në "www.cmendina.tv" si edhe së shpejti në një aplikacion të posaçëm për platformat mobile dhe smart tv.
Në morinë e shumtë të programeve televizive, shumica prej tyre mbeten thjesht sezonale, por "TvT" dhe "Cmendina.tv" kanë zbuluar atë që publikut i mungon. Në një vend dhe në një kohë ku problemet mbizotërojnë, humori përmes dublimeve, satirës, ironisë dhe sarkazmës e bëjnë ''SH.I.T'' të jetë "Shërbimi Informativ Televiziv" më i ëmbël në vend, sepse "SH.I.T" informon ndryshe.
Le të ndalemi pak tek sarkazma, të cilën "SH.I.T" e ka pikë të fortë, ndryshe nga programet e tjera televizive. Në "SH.I.T" nuk shpëton dot askush nga informacioni satirik. Nëse ka vend për të qeshur, sarkazmë dhe satirë, "SH.I.T" futet në aksion.
Përtej hapësirës në TV, "SH.I.T" ndiqet edhe në "Web", "Instagram", "Facebook", duke u bërë automatikisht ndër programet më të ndjekura në vend, çka pasqyrohet drejtpërdrejt në numrin e "views", "like"-ve apo komenteve.
Epiqendra e "SH.I.T" është politika, e cila kohët e fundit është kthyer në një "reality show" të vërtetë me ngjarjet e shumta që ndodhin përditë në vendin tonë. Në fakt, "SH.I.T" nuk është i vetmi program televiziv që për të bërë humor bazohet te politika, por veçantia e "SH.I.T" qëndron tek paanësia politike.
Ndryshe nga çdo program tjetër televiziv, pa studio të mëdha e ndriçim luksoz, të ftuar VIP apo skenare të sajuara për hir të përfitimeve mediatike, ''SH.I.T'' informon ndryshe, duke shkaktuar të qeshura dhe jo ankth.
''SH.I.T'' ka si sponsor të përgjithshëm shoqërinë MCN, e cila ndër të tjera është dhe sponsori kryesor i skuadrës së Partizanit.



