Gruaja e kryeministrit spanjoll me koronavirus

Gruaja e kryeministrit spanjoll me koronavirus

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez Begona Gomez u testua sot dhe rezultoi pozitive me koronavirus. Spanja ka regjistruar më shumë se 6.300 të infektuar, si vendi i dytë më i goditur në Europë pas Italisë.

Kryeministri është vendosur në izolim në rezidencën qeveritare në La Mancloa në Madrid.

Më shumë se 1.800 raste të tjera me Covid-19, janë regjistruar që nga e premtja, më së shumti në kryeqytet.

Pas shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme, Sanchez ka ndaluar qytetarët të largohen nga shtëpia, përveç blerjes së furnizimeve thelbësore, ilaçeve ose për punë.

Të gjitha muzetë, qendrat kulturore dhe mjediset sportive do të mbyllen.

Restorantet dhe kafenetë mund të bëjnë vetëm dërgesa në shtëpi. Shërbimet thelbësore si bankat dhe karburantet do të qëndrojnë të hapura. Shkollat janë mbyllur në të gjithë vendin.

Të shtunën, ai bëri thirrje për unitet, duke i bërë thirrje të gjitha rajoneve të lënë mënjanë dallimet ideologjike dhe të vendosin jetën e qytetarëve në vend të parë.

Sanchez deklaroi se do t’u tregoj punëtorëve, të vetëpunësuarve dhe bizneseve se qeveria do të bëjë gjithçka për të lehtësuar efektet e kësaj krize.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy