Kalemaj: Çështjet që përbëjnë interes për administratën Trump shkojnë përtej Ballkanit Perëndimor (VIDEO)

Kalemaj: Çështjet që përbëjnë interes për administratën Trump shkojnë përtej Ballkanit Perëndimor (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se çështjet që përbëjnë interes për amerikanët dhe administratën Trump, shkojnë përtej faktit se kush qeveris në Ballkanin Perëndimor.

Për Kalemajn, luftërat, IA janë çështje që do i shkaktojnë administratës Trump ‘dhimbje koke’.

Nuk e dimë se çfarë efektesh do të ketë në Ballkanin Perëndimor. E thashë dhe në ditën që u bënë zgjedhjet, ne na intereson kjo nahija jonë e vogël ballkanike se këtu jetojmë, por ato që përbejnë lajm për amerikanët, për administratën Trump, për botën janë çështje që shkojnë përtej kësaj nahijes tonë të vogla. Janë çështje që kanë të bëjnë me Kinën, çështjen e konfliktit Rusi-Ukrainë, çështjet e Lindjes së Mesme, çështjet e luftës tregtare, IA, çështje që administrata Trump do të ketë dhimbje koke. Nuk mendoj se afër do i bie radha për të diskutuar se kush qeveris ndër këta autokratët tanë të vegjël këtu në Ballkanin Perëndim. Janë shqiptarët që do zgjedhin atë alternativë që ata mendojnë se i përfaqëson më mirë, por natyrisht ajo që ndodh në Amerikë ka një leverdi në pjesën tjetër të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy