Vdekja e 65-vjeçarit të Lezhë/ Ekspertiza mjeko-ligjore: Plaga nuk është shkaktuar nga armë zjarri, dyshohet se viktima është goditur nga demi

Vdekja e 65-vjeçarit të Lezhë/ Ekspertiza mjeko-ligjore: Plaga nuk është shkaktuar nga armë zjarri, dyshohet se viktima është goditur nga demi

Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se plaga e gjetur në trupin e viktimës Gjergj Tusha nuk është shkaktuar nga armë zjarri, por nga një goditje e fortë që ka sjellë thyerje të brinjëve dhe dëmtime të brendshme. 

 

Sipas burimeve nga hetimet, në momentin që dyshohet se ka ndodhur ngjarja, viktima ndodhej në kullotë, duke u kujdesur për bagëtitë. 

 

Hetuesit po analizojnë mundësinë që viktima të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës janë konstatuar njolla gjaku. 

 

Në dëshminë e saj, bashkëshortja e viktimës ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin për rrezikun që mund t’i kanosej. 

 

Aktualisht po pritet përfundimi i analizave laboratorike, të cilat do të përcaktojnë nëse gjurmët e gjakut në brirët e demit përputhen me ato të viktimës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy