Opinioni publik ende s’ka një përgjigje zyrtare nga Institucionet nëse ngarkesa në 102 kontejnerët e kthyer pas nga Tajlanda, janë apo jo të rrezikshme. Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestro, ndërsa anija që i risolli në Shqipëri qëndron në det të hapur.
Deri sa analizat të vërtetojnë shkencërisht se çfarë përmbajnë 102 kontejnerët në bordin e tyre, debate në Shqipëri mbetet sa aktual aq edhe politik.
Ishte alarmi ardhur nga jashtë vendit që detyroi palën pritëse të kthej në Shqipëri kontejnerët e nisur nga porti i Durrësit.
Gjithçka do të niste me një denoncim nga jashtë për të përfunduar më pas me një vendim të Prokurorisë së Durrësit.
Në datë 5 gusht 2024, “Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, ngriti alarmin se një anije gjigande kontejnerësh prej 175 mijë tonësh e linjës ‘Maersk‘ u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Town në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.
Në atë denoncim thuhej se dy anije kishin ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontejnerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.
Po sipas organizatës BAN, autoritet portuale i kishin bllokuar në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria dhe ato pritet të rikthen në Durrës në muajt e ardhshëm. Por përpara se të mbërrijnë në Durrës dhe përmbajtja e tyre të verifikohet, ato kanë prodhuar një kakofoni me akuza politike, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit dhe Zyra kundër Mashtrimit e Komisionit Europian, OLAF, kanë iniciuar hetime.
Prokuroria verifikoi se në Shqipëri ishte kompaninë “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.
Më 4 korrik këto kontenier dolën nga porti i Durrësit për tu rikthyer aty më 28 tetor 2024. Teksa dy prokurorët Suela Beluli dhe Mediana Meta kanë vendosur masën e sekuestros edhe pas katër ditësh kjo anije qëndron në radën e jashtme (det të hapur) pa shkarkuar.



