
Një çift palestinez, me diferencë të theksuar moshe, gruaja 24 vjeç dhe burri 49 vjeç, Rayyan dhe Fadil Alëan, më 19 shkurt morën me qira ditore këtë dhomë në katin e tretë të godinës që ndodhet pranë njësisë numër 10 në Tiranë, në rrugën “Gjon Muzaka”.
Të enjten, më 27 shkurt, pronari u merakos se mos çifti ishin larguar pa paguar, pasi prej pak ditësh nuk kishte parë asnjërin prej tyre dhe pas një kontrolli në banesë gjeti gruan e pajetë dhe më pas lajmëroi policinë.
Lidhur me këtë gazetari Sokol Bregu në MCN Live u shpreh se ka një trend në rritje ëtë ngjarjeve kriminale të shtetasve të huaj.
Ai tha se kjo është një ngjarje lehtësisht e identifikueshme, teksa theksoi se me rëndësi mbetet shtimi i kontrollove në mënyrën se si jepen këto apartamente ditore me qera. Sipas tij jemi end enë fazën fillestare të hetime.
Është personi i cili kishte lëshuar me qera apartamentin që e gjeti dhe lajmëroi policinë. Duhet të presim ekspertizën mjeko-ligjore për kohën se kur ka humbur jetën gruaja. Shqetësim është se ka një trend të vrasjes së të huajve nw vendin tonw.
Motivi nuk dihet ende edhe mënyra pse zgjodhi Shqipërinë për të kryer një krim të tillë kaq të rëndë dhe të largohet nga Shqipëria. Kjo është një ngjarje lehtësisht e verifikueshme sepse ka kamera kur ka hyrë në Shqipëri dhe gjatë largimit, pra kemi të bëjmë me një vrasje brenda familjes.
Në raste të tilla duke qenë se ne nuk i japim shumë rëndësi mendoj se do të kemi vetëm një shpallje në kërkim të rastit në fjalë dhe mbetet për tu parë nëse do ndodhë dhe ndonjë ekstradim, por kam përshtypjen se persona të tillë nuk ekstradohen nga vendet e lindjes së mesme.
Fakti që po rriten shumë këto vrasje nuk ndodh vetëm me shtetasit e huaj, por dhe shqiptarë. Para disa javësh ishin disa të rinj dhe një vajzë që konsuamuan lëndë narkotike dhe ata apartamentin me qira ditore e kishin marrë, pra duke qenë se nuk kërkohet një mjet identifikimi i personit që është futur janë banesa që jepen jashtë kontrollit të plotë, prandaj mendoj se ka ardhur koha për më shumë kontrolle.
Të gjitha këto apartamente shfrytëzohen dhe nëse do kishim një shtet të rregullt kjo nuk do të ishte një trend sepse do duhej të linim identifikimin. Është pak e vështirë sepse është fillimi, do kërkohet informacioni, por në raste të tilla policia nuk është se vepron me shpejtësi.



