Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha tha sot përmes një konference për media se do të votojë pro listave të hapura dhe që Shqipëria të ketë vetëm një zonë elektorale.
I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për media nëse do të bashkojnë votat me PS për reformën zgjedhore, Basha tha:
"Përgjigja është shumë e thjeshtë. PD do të votojë çdo projekt të propozimit të vetë publik që e konsideron pjesë të interesit publik që është listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votimin dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës. Vota për Reformën Zgjedhore që të jetë i suksesshëm nuk duhet të jetë i një partie. Të bëjmë një debat publik, mos të merremi me e lagu se lagu bishtin dhia. Çështja themelore është të shpalosim qëndrimet".
Sipas Bashës, Rithemelimi, grupi i Bardhit dhe Edi Rama janë të gjithë në një mendje, duke u rreshtuar kundër listave të hapura.
Ka një komplot duke nisur nga Rama dhe PS dhe të tjerë që bëhen sikur shahen ditën dhe natën bëjnë pazare, që mos ta keni listën e hapur, që kandidatët për deputetë të vazhdojnë t’i emërojnë kryetarët e partive".



