Teksa PD ka caktuar datën 20 shkurt për protestën e radhës, analisti Andi Bushati, hodhi paralele me ditën e 20 shkurtit 1991, datë kur ra busti i Enver Hoxhes, që ndikoi në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri.
Bushati i tha deputetes Albana Vokshit në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN që të anulohet mbajtja e kësaj proteste në këtë datë. Sipas tij, nuk mundet mbi vlerat e 20 shkurtit të luftohet autokracia e sotme.
Duhet ta anulojnë si datë simbolike 20 shkurtin, se ajo datë është ajo që flisni, është parodia e një revolucioni të negociuar.
Pra, edhe komunizmin nuk e kemi rrëzuar siç duhet. Vetëm kur Ramiz Alia e pa që po binte i hapi dyert të tjerëve të bëjnë një rrëzim të negociuar.
Pra nuk mundet mbi vlerta e 20 shkurtit të luftohet autokracia e sotme.



