Ambasadorja gjermane: Shqiptarët nuk kanë arsye për azil, nëse duhet do të kthehen edhe me forcë

Ambasadorja gjermane: Shqiptarët nuk kanë arsye për azil, nëse duhet do të kthehen edhe me forcë

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, u shpreh sot se do të kthehen edhe me forcë nëse do jetë e nevojshme të gjithë shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani. Gjatë konferencës "Sfidat e emigracionit", Susanne Schütz, tha se Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe jo një vend me persekutim politik.

“Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet”, tha ajo.

Diplomatja gjermane tha se tregu i punës në Gjermani mirëpret shqiptarët e kualifikuar.

“Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo.  Bashkëpunimi me zyrën e punësimit ofron mundësi për të kualifikuarit në Shqipëri. Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një  shans më t ëmirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetësor. Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu”, tha ajo. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy