Greqia i heq shtetësinë Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

Greqia i heq shtetësinë Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

Shteti grek ka vendosur t'i heqë nënshtetësinë kryetarit aktual të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Vendimi është firmosur nga ministri i brendshëm grek, Panos Skurletis, ndërsa është botuar edhe në fletoren zyrtare.

Athina zyrtare thotë se vendimi bazohet në nenin 17 të ligjit për shtetësinë, sipas të cilit shtetësia greke hiqet në rastet kur personi që jeton në një vend të huaj, vepron pro atij vendi dhe kundër interesave të Greqisë. 

Burimet thonë se për këtë vendim ka ndikuar ai që njihet “Lobi i Himarës", një rrymë ekstremiste që kundërshton dialogun e barabartë  mes dy vendeve sovrane dhe që i kërkon Athinës të mbajë qëndrime radikale në çështjet dypalëshe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy