Stadium i ri për Shqipërinë, Fidel Ylli: Qendër olimpike moderne, do jetë 41 mijë vendësh

Stadium i ri për Shqipërinë, Fidel Ylli: Qendër olimpike moderne, do jetë 41 mijë vendësh

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, në një intervistë në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, zbuloi se në Shqipëri do të ndërtohet një stadium i ri, me 41 mijë vendesh, pasi sipas tij, “Air Albania” është shumë i vogël për sukseset e Kombëtares kuqezi.

Ylli zbuloi edhe detaje të projektit, duke thënë se do të jetë një qendër olimpike moderne.

“Air Albania” është 22 mijë vendesh dhe është shumë i vogël për rezultatet që ka Shqipëria. Dua ta falënderoj Armand  Duka, për arritjen më të madhe, siç është UEFA. Futbolli është sport popullor dhe ka nevojë për 1 ose 2 stadiume të mëdha. Do të jetë një qendër nga më modernet në botë.

Kanë të drejtë të jenë skeptikë njerëzit. Megjithatë duhet të dinë, që KOKSH, tashmë ka një tjetër timonier, që ëndrrat i bën realitet. Çfarë kemi ëndërruar i kemi bërë realitet.

Gjërat kanë ndryshuar në sport. Po flitet çdo ditë për sportin. Stadiumi 22 mijë, ndërsa këtu kishin ardhur 200 mijë. Ne po bëjmë një qendër olimpike moderne. Do ketë një stadium me 41 mijë e 508 vende.

INTERVISTA E PLOTË:

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy