OBSH: Trefishohen rastet e të prekurve nga fruthi

OBSH: Trefishohen rastet e të prekurve nga fruthi

Rritet me shpejtësi përphapja e fruthit në të gjithë botën. Sipas një raporti të OBSH-së, numri i rasteve këtë vit është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Janë me miliona njerëzit e rrezikuar në nivel global", thekson OBSH. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, numri i rasteve është më i lartë se ai i vitit 2006, me shpërthime që vënë nën presion sistemet shëndetësore dhe provokojnë sëmundje serioze, aftësi të kufizuara dhe vdekje në shumë pjesë të botës. Deri më tani, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është trefishuar", bën të ditur OBSH-ja.

Sipas rekomandimeve të fundit të OBSH-së, "të gjithë individët mbi 6 muajsh duhet të mbrohen nga fruthi para se të shkojnë në një zonë ku qarkullon virusi". Kushdo që nuk është i sigurt për statusin e vaksinimit "duhet të këshillohet me mjekun. Udhëtarët duhet të vaksinohen të paktën 15 ditë para nisjes”.

OBSH-ja i nxit të gjitha qeveritë të garantojnë mbrojtjen e qytetarëve të vet nga fruthi: janë dy dozat e nevojshme të vaksinës për t'u mbrojtur nga sëmundja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy