Qëllohet me armë zjarri në drejtim të “Range Rover”-it, në mjet boksieri Vllaznisë dhe 4 persona të tjerë

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të “Range Rover”-it, në mjet boksieri Vllaznisë dhe 4 persona të tjerë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Shkodër.

Korrespondentja e MCN TV raporton se është qëlluar në drejtim të një automjeti “Range Rover”.

Dyshohet se në automjet kanë qenë 5 persona në momentin që është qëlluar me armë, por fatmirësisht ata kanë arritur të largohen të padëmtuar.

Në mjet dyshohet se ishte edhe boksieri i njohur i Vllaznisë Arjon Kajoshi.

 

Në njoftimin paraprak të Policisë thuhet: Rreth orës 12:30, në lagjen "Partizani", dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti "Land Rover" në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy