
Tetë vende anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë mbështetur formimin e ushtrisë së Kosovës.
Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi se s'ka dialog pa hequr taksën 100%.
Nga ana tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i kujtoi homologut të tij, se Serbia ka vrarë 13 mijë e 500 civilë të Kosovës.



