
Në emisionin “Arnautistan”, ish-diplomati Fatos Tarifa, rrëfeu marrëdhënien e tij me të atin. Ai tha se si nëpunës i shtetit komunist, i ati besonte te te ai sistem.
“Mënyra sesi erdhi në jetë dhe gjithçka që arriti e kishte produkt të punës dhe cilësive të karakterit. Për 30 vjet im atë nuk e njohu babanë e tij, i cili e la në barkun e nënës dhe emigroi në Argjentinë. Nga një fshat i Gjirokastrës bëri një universitet me korrespondencë dhe punoi me rininë. Falë aftësive të tij, njerëzit që Enveri kishte rrotull e pëlqyen dhe e morën në Tiranë për të redaktuar librat. Ai ishte nëpunës por jo pjesë e Komitetit Qendror. Ai dhe nëna time që besuan dhe punuan për atë sistem, provuan edhe dështimin e tij të madh”, tha ai.
Sa i takon komunizmit, Tarifa tha se Shqipëria duhet të shkëputet nga e shkuara dhe të shohë përpara.
“Unë kam njohur shumë njerëz që kanë pasur fatkeqësi në komunizëm. Një ndër të burgosurit politikë, Daut Gumeni, nuk e kam dëgjuar njeherë të jetë kaq i hidhur saç janë sot. A duhet fajësuar një individ apo sistemi? Do të vazhdojmë të shohim gjithmonë prapa? Kemi shembullin e Spanjës që arriti të shohë përpara dhe e harroi kohën e Frankos. Sa i përket konfliktit të interesit, nuk e mbroj atë sistem. Ne me atë u rritëm dhe u risocializuam me një sistem tjetër. Konflikti i interesit ka një shembull klasik. Marrim Engelsin, të birin e një industrialisti”, tha Tarifa.



