Një familje për pak sa nuk u dogj e gjallë në shtëpi, pasi për shkak të Covid nuk mund të nuhasnin tymin. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, Amerikë, ku një banesë u shkrumbua e tëra nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes, por arriti të shpëtonte falë më të voglës, 17-vjeçares Bianca.
Ajo ishte e vetmja nga katër pjesëtarët në shtëpi që nuk ishte infektuar me Covid, pra nuk kishte humbje të shijes dhe nuhatjes, që prek rreth 83% të të sëmurëve me Covid.
“Në të vërtetë nuk e llogaris veten si një heroinë. Thjesht bëra atë që do të bënte dikush tjetër për familjen e vet. Thjesht doja t’i nxirrja të gjithë të sigurt dhe gjallë”, tha adoleshentja për mediat.
Bianca e kuptoi që diçka nuk po shkonte kur u zgjua në orën 2:00 dhe ndjeu një aromë të një plastike të djegur. Nga ai moment u ngrit dhe pa që e gjithë shtëpia ishte mbushur me tym. Ajo zgjodhi familjarët dhe arritën të dilnin nga shtëpia.
Gjendja kur pacientët me Covid humbin shijen dhe nuhatjen quhet anosmi dhe shkaktohet nga një inflamacion që dëmton nervat e lidhur me ato shqisa. Kjo gjendje zgjat nga disa ditë deri në disa javë.
Burimi Metro



