Kurti flet për vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë: Dëshmi e përkushtimit të SHBA-ve  

Kurti flet për vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë: Dëshmi e përkushtimit të SHBA-ve  

Kryeministri Albin Kurti e konsideroi vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Prishtinë, si dëshmi të përkushtimit dhe kujdesit të SHBA-ve për Kosovën. Duke folur mbi takimin, kreu i qeverisë u shpreh për mediat:

“Takimi ka shkuar shumë mirë. Dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë institucion tejet të rëndësishme, të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. E falënderoj William Burnsin për vizitën në vendin tonë dhe kjo është dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe të paqes, stabilitetit, e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”.

Komentet e tij u bënë pas përurimit të rinovimit të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy