Ditën e djeshme është raportuar se dy të mitur nga qendra kombëtare pritëse e viktimave të trafikimit janë larguar.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka deklaruar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër.
Lidhur me këtë ngjarje në një lidhje me MCN Live gazetari Besmir pula nga zona e Linzës ka dhënë të tjera detaje ku shprehet se deri tani nuk ka asnjë informacion se ku ndodhen këta fëmijë, ndërsa thekson se ata janë larguar dhe herë të tjera nga kjo qendër.
Sipas tij, mungon siguria dhe vëzhgimi i punonjësve sociale, po ashtu dhe transparenca për publikun për tu informuar se çfarë ka ndodhur.
Jemi zhvendosur në zonën e Linzës ku është ndërtuar qendra pritëse e trafikimit dhe referuar informacioneve shtetësja E. K., ka shkuar në komisariat duke bërë kallëzim se dy të mitur të moshës 12 vjeçare janë larguar nga institucioni dhe nuk kanë asnjë të dhënë se ku ata mund të kenë shkuar.
Nga informacionet e policisë ende nuk janë gjetur dy të miturit, por japin njëlloj garancie se nuk janë trafikuar por janë larguar me dëshirën e tyre pasi nuk është hera e parë që ata braktisin ambientet e kësaj qendre.
Problematikë mbetet që kemi të bëjmë me dy të mitur dhe mbi të gjitha vihet në pikëpyetje siguria e kësaj qendre. Drejtuesja e kësaj qendre e pyetur nuk dha detaje, por në të tilla raste duhet që institucioni të ketë një komunikatë se çfarë ka ndodhur për të shpjeguara dhe ngjarjen që të jemi më transparentë me publikun dhe sigurinë.
Supozohet se duhet të jetë një nga institucionet më të sigurta por rezulton se një gjë e tillë nuk ndodh pasi kemi të mitur të larguar, këtu vlen të përmendet siguria e godinës, mungesa e vëzhgimit nga punonjësit.
Në këtë qendër trajtohen të gjithë personat që kanë pasur indicie nga institucionet e tjera se mund të kenë parë që këta persona kanë qenë në rrezik për tu trafikuar. Policia është duke punuar për gjetjen dhe kthimin të miturve në këtë qendër.



