Studentët akuza MAS për krizën në arsim: Indiferentizmi i këtyre zyrave është kthyer në praktikë (VIDEO)

Studentët akuza MAS për krizën në arsim: Indiferentizmi i këtyre zyrave është kthyer në praktikë (VIDEO)

Kongresi Studentor ka mbajtur një deklaratë për mediat para Ministrisë së Arsimit ku ka renditur të gjitha problematikat në të cilat është zhytur sistemi arsimor në vendit tonë.

Kolindo Vjerdha, i shoqëruar nga disa studentë tha për mediat se MAS e ka zhytur në krizë arsimin në vend dhe se indiferentizmi i këtyre zyrave është kthyer në praktikë.

MAS e ka zhytur në krizë arsimin në vend. Jo vetëm që ka refuzuar çdo tryezë në të cilën e kemi ftuar për të diskutuar me fakte mbi situatën e arsimit, po as s’ka denjuar të mbajë qëndrim dhe reagimi. Indiferentizmi i këtyre zyrave është kthyer në praktikë.

Kemi në krizë kërkimin shkencor me 6 kërkime për 100 mijë banorë.

Krizë në degët prioritare ku 41% e tyre rrezikojnë të mbyllen. 30% e degëve në universitetet e vendit rrezikojnë të mbyllen se kanë më pak se 10 studentë të regjistruar.

Sot rektorët e disa universiteteve kanë probleme me drejtësinë, por akoma vazhdojnë të lektojnë në këto institucione.

Studentët edhe pse po mbyllet ky vit ende nuk i janë alokuar bursat e tyre edhe pse me meritë. E dimë se këto zyra kanë internet dhe ngrohja por këtë meritojnë ta kenë dhe studentët.

Do vijojmë të kërkojmë mensat publike si një e mirë publike që vjen në dobi të uljes së kostove të studentëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy