Studentët të cilët rrëzuan me protestat e tyre qeverinë në Bangladesh, thonë se nuk pranojnë që shteti të udhëhiqet nga ushtria.
Ata kanë propozuar që Muhamed Junus, nobelisti në ekonomi, të drejtojë kabinetin deri në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, ushtria ka marrë nën kontroll situatën dhe thotë se do të çojë vendin në zgjedhje të reja, pa dhënë shumë detaje.
Trazirat në Bangladesh, të cilat patën mbi 300 viktima, erdhën pas ligjit të qeverisë për të punësuar vetëm simpatizantët e partisë në pushtet.
Ndërkohë, ish-kryeministrja Sheik Hasina që dha dorëheqjen për shkak të protestave ka arritur në Indi, ndërsa spekulimet e medieve vendase janë se ajo mund të largohet drejt Londrës.
Në vend, teksa ushtria po merr nën kontroll gjithë territorin, janë shfaqur edhe tensione fetare. Në zona të ndryshme ka pasur përplasje mes myslimanëve dhe hinduve.
Bangladeshi prej 170 milionë banorësh ka një pakicë fetare 10 % hindu. Nëpër rrjetet sociale vendase qarkullojnë video që tregojnë për djegien e tempujve hindu.



