
Aktorja e re Artemisa Kusi, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka folur për pasionin e saj për aktrimin dhe hapat e parë në karrierën artistike.
Së fundmi, ajo ka rrëfyer suksesin e rolit të Valerias në filmin “Kazerma”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku, si edhe për mënyrën se si nisi rrugëtimi i saj në art.
Te filmi ‘Kazerma’ kam pasur nderin të interpretoj rolin e Valerias, një rol që më pëlqeu shumë sepse kishte shumë për të treguar.
Filmi flet për një fenomen shumë delikat, siç është dhunimi dhe pasojat e tij. Pavarësisht sikleteve të mia, doja ta merrja këtë rol sepse mesazhi që përcjell është shumë i fortë.
Në fillim kishte hezitime, por dëshironte të ndryshonte imazhin artistik, ndërsa komentet për filmin kanë qenë mjaft pozitive.
Sa i përket projekteve të ardhshme synoj një rol që të tejkalojë Valerian, pasi e cilësoj atë si rolin tim më të madh në film deri më tani, ndërkohë që në teatër kam pasur disa eksperienca të tjera.
Përmes filmit duhet të japim mesazhin që njerëzit të mos gjykojnë të tjerët pa qenë në ‘lëkurën’ e tyre, pa e ditur historinë dhe atë që kanë kaluar.
Artemisa foli edhe për fillimet ne aktrim dhe rolin ne serialin “Familja Kuqezi”.
Ndonëse kam përfunduar studimet për aktrim, në fillim babai im nuk ishte dakord që të vazhdoja këtë rrugë, pasi kisha rezultate të mira dhe dëshironte diçka tjetër për mua. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai më ka mbështetur, pasi aktrimin e kam dashur që e vogël.
Roli im i parë ka qenë në teatër, ndërsa më pas jam angazhuar në serialin “Familja Kuqezi”, një nga audicionet e para dhe eksperiencat që e përshkruan si një gjë shumë të bukur dhe argëtuese, që nuk do ta harroj kurrë.
Së fundi kam një projekt të ri në vijim, një shfaqje që për momentin preferoj ta mbajë surprizë.



