Mbi 1 milion të prekur, COVID i kushton SHBA më shumë se Lufta e Vietnamit

Mbi 1 milion të prekur, COVID i kushton SHBA më shumë se Lufta e Vietnamit

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë deklaruar mbi 1 milion raste të konfirmuara me koronavirus, pasi shumë shtete duke përfshirë Spanjën, Rusinë, Italinë dhe Francën vendosën për të lehtësuar masat e bllokimit që kishin marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, duke u përgatitur për rihapjen e disa bizneseve.

Lehtësimi i masave izoluese që prekin më shumë se gjysmën e popullsisë së botës ka ngjallur pasiguri dhe ankth tek të gjithë jo vetëm se mos do të kthehet nesër një valë e dytë e infeksionit, por edhe për shkak të provave gjithmonë e në rritje të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Por, deri tani koronavirusi i ka marrë jetën rreth 59 mijë amerikanëve, më shumë edhe se Lufta e Vietnamit, e cila zgjati për 19 vite dhe i kushtoi SHBA-së rreth 58 mijë ushtarë.

Në këto 4 muaj pandemia e koronavirusit i ka kushtuar ekonomisë më të madhe të botës rreth 2.5 trilion dollarë nëse llogariten vetëm paketat e ndihmave.

Për të vijuar analogjinë me luftën e gjatë në Vietnam, ajo i kushtoi SHBA-së 1.3 trilion dollarë, pra, sa gjysma e asaj që po shkakton sot pandemia Covid-19.

Megjithatë disa vende kanë raportuar një ulje të numrit të infeksioneve, ndërsa qeveritë e tyre kanë filluar të planifikojnë lehtësimin e masave të bllokimit.

Franca deklaroi të martën se dyqanet, tregjet dhe shkollat mund të rihapeshin muajin tjetër, duke ndjekur me përpikmëri protokollet shëndetësore.

Spanja tregoi se ka vendosur për të lehtësuar masat kufizuese përmes një strategjie të caktuar gjatë dy muajve të ardhshme, ndërsa italianët do të jenë në gjendje të dalin dhe të vizitojnë të afërmit e tyre nga java tjetër, por vetëm nëse përdorin maskat dhe respektojnë distancën fizike.

Italia, Spanja dhe Franca kanë qenë vendet me të prekura në Europë nga koronavirusi, ku secila prej tyre ka raportuar mbi 23 mijë viktima.

Presidenti Vladimir Putin është shprehur se Rusia nuk e ka kaluar pikun e infeksionit, duke paraqitur një situatë tepër të vështirë për të ardhmen e vendit. Por megjithatë, ai deklaroi se disa masa do të lehtësohen nga muaji tjetër.

Të dhënat mbi numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Gjermani kanë qenë disi të ngatërruara, pasi vendi mendoi të lehtësojë masat bllokuese të vendosura më parë, duke lejuar disa biznese të rihapeshin javën e kaluar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy