The Sun: Nga seksi me Princeshë Diana deri te dëshira për ‘virgjërinë’ e këngëtares së njohur, ja sekretet e jetës së Trump

The Sun: Nga seksi me Princeshë Diana deri te dëshira për ‘virgjërinë’ e këngëtares së njohur, ja sekretet e jetës së Trump

Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump në viti 1990 kishte marrë pjesë në një koncert të këngëtares së njohur të popit Britney Spears.

nintchdbpict000001463211-e1506433987363

Thuhet se gjatë performancës së saj këngëtarja ka hedhur kapelën e djersitur në drejtim të audiencës dhe ka qenë pikërisht Trump që e ka kapur. Ai thuhet të ketë thënë se në atë kohë e adhuronte imazhin e bukur dhe të pastër të këngëtares. Kjo deklaratë është bërë nga vetë presidenti i SHBA-së në një televizionin amerikan dhe për radio Howard Stern. Trump gjatë koncertit thuhet se ka qenë në rreshtin e katërt të audiencës, shkruan the sun. 

princess-diana-1

Në vitin 2017 ai ka deklaruar se koncerti u mbajt kur Britney “po thoshte se ishte e virgjër … dhe ajo ishte kaq e bukur”. Trump citohet të ketë thënë: “Ajo po djersinte dhe dukej e bukur dhe ajo hodhi kapelën e saj, apo jo? Tani normalisht nëse një këngëtar hedh një kapelë dhe është i djersitur dhe i lagësht, unë nuk do të kisha asnjë interes për të. Por unë e kap atë kapele”. Ai vazhdoi: “Ajo ishte aq e bukur dhe e shëndetshme, dhe nuk kisha frikë nga viruset”.

nintchdbpict000001412944-e1506433917758

Gjatë një interviste të ngjashme, Trump gjithashtu mburret se ai mund të ketë pasur  marrëdhënie seksuale me Princeshë Diana. Presidenti duke bërë shaka, ka thënë se e detyroi atë të bënte një test HIV, sepse mendonte se ajo ishte “e çmendur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy