Janë zbuluar detaje të reja lidhur me incidentin e dhunshëm në kampin e Gjadrit, ku ndodhen 40 emigrantë me urdhër dëbimi nga Italia.

Një grup prej tyre ka dëmtuar dyshekë dhe sende të tjera brenda dhomave, ndërsa tre persona kanë lënduar edhe veten me mjete të forta.
Burime zyrtare bëjnë me dije se personat në fjalë janë përdorues të lëndëve narkotike dhe kanë vepruar nën efektin e tyre. Pas ngjarjes, autoritetet italiane kanë shtuar masat e sigurisë, duke izoluar personat e dhunshëm dhe duke i mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Dëmet materiale janë rikuperuar brenda një kohe të shkurtër.
Kampi i Gjadrit, i ndërtuar fillimisht për strehimin e përkohshëm të azilkërkuesve të shpëtuar në det, tani do të shërbejë si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe janë në pritje të dëbimit, me një afat qëndrimi deri në 18 muaj. Ky është grupi i katërt i emigrantëve që mbërrin në Shqipëri përmes portit të Shëngjinit.
Gazetari Jul Simoni tha përmes një lidhje telefonike me studion e MCN Live se pritet të vijë dhe emigrantë të tjerë, këtë herë me avionë.
Pritet të vijnë dhe kontingjente të tjerë emigrantësh në Gjadër në ditët në vijim. Nuk ka kapacitet më të madhe se 400 persona struktura në Gjadër. Pritet të vijnë dhe me linjë ajrore. Personat që do vijnë i është mohuar azili. Do të qëndrojmë për një afat 18 muaj brenda kampit të Gjadrit dhe më pas do të vijohet me procedurat për t’u atdhesuar në vendet e tyre.



