IGJEO: Nesër priten reshje shiu me intensitet të lartë, rrezik për përmbytje në qarqet Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër

IGJEO: Nesër priten reshje shiu me intensitet të lartë, rrezik për përmbytje në qarqet Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër

Instituti i Gjeoshkencave njofton se reshjet me intensitet do të vijojnë edhe ditën e nesërme, ndërsa qarqet më të prekura do të jenë Fieri, Korça, Vlora dhe Gjirokastra, ku mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e diel, datë 23 nëntor, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Lumi Vjosa do të vazhdojnë të paraqesë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.

 Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Po ashtu shqetësim do të jetë edhe era, e cila pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy