Ndërhyrjet estetike te vip-at/ Rafaela: Askush nuk është perfekt, faqen në TikTok e përdor për edukim dhe ndërgjegjësim

Ndërhyrjet estetike te vip-at/ Rafaela: Askush nuk është perfekt, faqen në TikTok e përdor për edukim dhe ndërgjegjësim

Rafaela Shkambi Vinci, estetiste mjekësore në një lidhje skype “Zgjohu me MCN” ka komentuar Vip-at duke i nxjerr zbuluar sa i përket ndërhyrjeve që ata kanë bërë.

Ajo shprehet se një person që ka bërë ndërhyrje e dallon nga videot dhe jo fotot, ndërsa përmendi Bora Zemanin, Megi Pojanin, Jonida Maliqin, Xhensila Myrtezaj e shumë të tjera si disa nga personazhet që kanë bërë ndryshime të theksuara përmes ndërhyrjeve.

Sipas saj, askush nuk duhet ta teprojë me këto ndërhyrje, ndërsa thekson se faqen e saj në tik tok e përdor për ndërgjegjësim dhe edukim.

I dalloj më shumë nga videot se fotot janë më tepër me fotoshop, unë i shoh me lëvizje për të parë më tepër se ku janë bërë ndryshime. Për mua kur shoh që një njeri është duke e tepruar me këto ndërhyrje i them stop. Në momentin që ti ndryshon hundën do shohësh gjëra të tjera. Asnjë nuk është i lindur perfekt.

Botox është një produkt që relakson muskulin dhe kur shoh që një njeri ka bërë këtë trajtim dhe është mbushur me të duhet me i thënë stop. Tërheqja e syve nuk është e rekomandueshme, krijon efekte anësore dhe efekti nuk zgjat përveç se një enjte e fytyrës.

Pothuajse të gjitha gocat bëjnë të njëjtat gjëra. Jam shumë fanatike për ndryshimin e njeriut. Kur i shohim në video vajzat e reja mendojnë se janë perfektë, dhe këto video i bëj që të kuptojnë se askush nuk është perfektë. Faqen time në TikTok e përdor për edukim dhe ndërgjegjësim’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy