
Kryeministri Rama bën me dije përmes komenteve në rrjetet sociale se banorët e “5 majit” do të marrin bonus qiraje dhe do të përfitojnë pronën metër për metër. Po ashtu kreu i qeverisë hedh poshtë pretendimet se banorëve u janë dhënë kontrata false.
Nëse e keni fjalën për tek 5 maji, atëherë jo, nuk ka asnjë kontratë fallso, do merrni bonusin e qerase dhe me pas do merrni metër për metër aq sa keni pasur, në kushte njëqind herë më të mira, në një lagje të re, me infrastrukturë e me shërbime optimale, prandaj durim dhe besim, sepse po të ishim nga ata që i lëmë njerëzit rrugëve sot do ishin akoma rrugëve mijëra familje që u prekën nga tërmeti, po siç e keni parë po kthehen dita-ditës në shtëpi të reja! Koha shumë shpejt do t’i provojë të gjitha këto”, shkruan Rama.
Ata që i kanë shtëpitë jo siç them unë po siç janë, pa leje, do të marrin metër për metër aq sa kanë, me ndërtimin e lagjes së re, po lagjen e re do ta ndërtojmë dhe për këtë nuk do lejojmë askënd të vonojë punën, sepse ka shumë familje që nuk kanë zaptuar kurrë një metër tokë e meritojnë ta kenë edhe ato një shtëpi, pasi ua shkatërroi tërmeti! Dhe e gjitha kjo bëhet në zbatim të përpiktë të ligjit!”, thotë kryeministri në një tjetër koment.



