
Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja deklaroi se arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe Milan Radojiçiç është bërë për të fshehur gjurmët.
Duke vijuar më tej, Ramabaja tha se gjasat për ekstradimin e tij janë zero.
Sipas Ramabajës Beogradi po tallet me diplomacinë perëndimore dhe pjesërisht dhe me Kosovën.
Pothuajse zero. Serbia nuk e njeh Kosovën, madje e trajton jo vetëm në preambulën e Kushtetutës së saj, por dhe në pjesë substanciale të Kushtetutës si pjesë integrale e shtetit serb. Kërkesat për ekstradim të Milan Radojiçiç i cilësoj si kërkesa politike.
Është mirë që bëhet kërkesa se ne njohim vetë vetveten në raport me bashkësinë ndërkombëtare, dhe në një mënyrë ose tjetër bëhet kështu presion real politik mbi bashkësinë ndërkombëtare për të vepruar, por gjasat për ekstradimin e tij janë zero.
Jam pesimist sepse EULEX-i nuk ka kryer detyrën e tij si duhet në raport me paralajmërimet që kishim për një aksion të kësaj natyre.
Beogradi po tallet me diplomacinë perëndimore dhe pjesërisht dhe me ne.
Kur ndërvepron ndaj figurave qendrore të tij, kështu ka vepruar dhe Millosheviçin e ka arrestuar për ta ekstraduar në Hagë, jo në shenjë të mirëkuptimit për dëmet që i ka sjellë Serbisë po për faktin se ka dështuar të krijojë Serbinë e ëndrrave të elitës politike dhe ushtarake serbe.
Arrestimi i Radojiçiç është vazhdim i kësaj tallje me perëndimin dhe përpjekje për të fshehur gjurmët. Përpjekje kanë qenë të jashtëzakonshme, ka një qëllim për ta bartur përgjegjësinë tek Dodiku, pra te Bosnja dhe jo për ta lënë përgjegjësinë tek Vuçiç që është personi që duhet të sillet para drejtësisë.



