Policia me linjë të paautorizuar interneti/ Rusta: Dyshime se dikush ka pasur akses. Është marrë në pyetje shefi i prokurimit (VIDEO)

Policia me linjë të paautorizuar interneti/ Rusta: Dyshime se dikush ka pasur akses. Është marrë në pyetje shefi i prokurimit (VIDEO)

AMP gjatë kontrollit fizik të objekteve të strukturave të posaçme policore ka gjetur një linjë interneti funksionale të padeklaruar në Forcën Operacionale, mëson MCN TV. 

Për këtë në fund të qershorit është depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim për “shpërdorim detyre” e “përdorim i linjave të paautorizuara”.  Linja e internetit dyshohet se ka qenë e instaluar në godinën qendrore të Forcave Operacionale prej më shumë se një viti. Më herët godina në fjalë ka shërbyer si repart i RENEA-s. 

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV bën me dije se: "Ka dyshime se dikush ka pasur akses në këtë linjë për të bërë shkëmbim të dhënash në mënyrë të paligjshme".

"Burime për MCN bëjnë me dije se pritet që pas pak Policia e Shtetit të bëjë një sqarim publik duke thënë se kjo është një linjë që ka qenë e tenderuar, është një linjë e identifikuar, përdoret për sistemin GPS të automjeteve të Forcës Operacionale të lëvizshme dhe nuk bëhet fjalë për ndërhyrje të paligjshme, apo se dikush ka pasur akses në serverin e policisë. Një prej shefave të prokurimit pranë Forcave Operacione të lëvizshme është marrë në pyetje. Ai ka deklaruar se eprorët kanë pasur dijeni për këtë linjë", shton ai. 

I pyetur sa i përfshirë është shefi i Operacionales, Rusta tha se "në momentin që është bërë konstatimi i linjës, Bistri ka qenë i hequr nga posti drejtues. Në momentin që ka qenë epror mbetet për t'u parë nëse ka pasur dijeni".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy