Po zhvillohet sot gara për drejtimin e SPAK, ku nga 11 anëtarë të KLP janë të pranishëm janë 10, pasi mungon Esmeralda Keshi.
Duke folur në MCN Live analistja Anduena Llabani thotë se po diskutohet formula e votimit dhe ka gjasa që kryetari i KLP të votojë dy herë.
Llabani thekson se flitet që Dumani ka marrë garanci që të jetë një kandidaturë e denjë për kreun e SPAK.
Zonja Keshi s’ka paraqitur, jam interesuar pranë KLP, asnjë njoftim zyrtar për mungesën e saj. Mund të ketë konflikt interesi në votimin e sotëm. Kjo duhet parë. Është e paprecedentë, por kryetari i KLP do ketë të drejtën të votojë dy herë. Po diskutohet që të jetë kjo formula e votimit sot. Kryetari i KLP do votojë dy herë sot. Kjo është brenda rregullores. Mund të ketë një situatë të paparashikuar, që mund të jetë sëmundja e një prej anëtarëve, kjo s’do të thotë se procesi do penalizojë...Aty ka zbarkuar trupi amerikan, OPDAT, kështu që ka interes të veçantë, prandaj kjo do jetë zgjidhja që do t’i jepet mungesës së zonjës Keshi. Vota do të jetë e hapur.
Ndryshe nga dy konkurrentët e tjerë, Xholi e ka herën e parë që jep platformën. Dy kandidatët e tjerë e kanë dhënë më parë platformën. Në dukje janë të ngjashme, nga hetimet e shpejta, proaktive, bashkëpunimi me ndërkombëtarët dhe BKH-në. Buxheti është i rëndësishëm për një kandidatët në garë z.Kondili. SPAK-u sot është me dosje plotë dhe vlojnë. Z. Xholi është, nga të gjitha diskutimet, duket sikur është i treti në radhë. Më të favorizuarit janë Dumani dhe Kondili, beteja është përqendruar në këto dy emra. Tre vite më parë figura e Dumanit u dogj sepse u fotografua në kafe me Ulsi Manjën, që ishte i përfolur si një nga ata që kishin ndikuar në zgjedhjet vendore në Dibër. Sot Dumanin e kemi kandidat. A mendojmë ne se Dumani u fut në garë pa bindjen se do fitonte, apo do ishte i barabartë me dy kandidaturat e tjera?! E ka paraqitur kërkesën e tij në SPAK në limitet e kohës. Futja e Dumanit ka qenë një surprizë edhe për anëtarët e KLP.
Në korridoret e Këshillin e Lartë flitet që Dumani ka marrë garanci që të jetë një kandidaturë e denjë. Dje asnjë nga tre kandidatët s’i kanë pasur telefonat e hapur. Kur unë i kërkova të di më shumë për platformën, z.Dumani e konsideroi si një gjë që do bëhet e qartë vetëm kur të flasë para anëtarëve të KLP. Nëna e z.Kondili ka qenë anëtare e PS, kjo dihet. Por rasti i Dumanit ka qenë më konkret. Z.Xholi do të mbahet mend për rezultatet e tij në njësinë e dekriminalizimit, ku për herë të parë pamë deputetë që iu hoq mandati, pasi kishin fshehur vendime të gjykatave të huaja.
Kraja dhe Hajna nuk flasin fare me njëri-tjetrin. Hajna ankohet se kreu i SPAK i trajton si OPGJ dhe jo si institucion i pavarur. Pjesë e amullisë së krijuar në SPAK mund të jetë edhe BKH, mungesa e koordinimit të punës me BKH-në. BKH-ja është institucioni që nxjerr lëndën e parë.
Llabani tha se sot do të kemi fituesin e garës, duke shtuar se “është interesant kush do jetë reagimi i diplomatëve të huaj”.
Edhe kryeministri Rama edhe ambasadorja Yuri Kim kanë treguar epërsi. Xholi del më i paprekuri. Z.Xholi del njeriu më i paanshëm në këtë histori. Sepse kërkohet me kaq ngulm që z.Dumani të jetë kreu i SPAK mbetet për t'u parë. Sepse kërkohet që z. Kondili kërkohet me ngulm edhe kjo mbetet për t'u parë. Dosjet që ata sot kanë në hetim do të vazhdojnë të hetohen nga këta prokurorë".



