Mbrëmjen e djeshme u zhvillua spektakli i përvitshëm në Shqipëri “Miss Universe 2017”.
Eventi u mbajt në Pallatin e Kongreseve ku morën pjesë të gjitha pretendentet për kurorën e “Miss Universe 2017”.
Nuk ishte vetëm një konkurs bukurie, por edhe një skenë që bëri bashkë vajzat më të bukura shqiptare.
Një ndër to u përzgjodh bukuroshja Blerta Leka.
18 -vjeçarja është shpallur fituesja e kurorës së “Miss Universe Albania 2017”.
Ajo do të jetë kështu edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Universe 2017”, që do të organizohet në Amerikë.



