Rikthimi i basteve, Bezhani: Lojërat e fatit bombë me sahat, sporti nuk ka lidhje me bixhozin (VIDEO)

Rikthimi i basteve, Bezhani: Lojërat e fatit bombë me sahat, sporti nuk ka lidhje me bixhozin (VIDEO)

Ish-presidenti i KOKSH, Viron Bezhani në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me ligjin për rikthimin e basteve sportive për të cilat u shpreh se do vazhdojnë akoma të lulëzojnë të jashtëligjshmet.

Ai tha se lojërat e fatit janë një bombë me sahat dhe ato nuk u mbyllën asnjëherë. Sipas tij, shqiptarët janë mjeshtrja të menaxhimit të këtyre lojërave, por sporti nuk ka asnjë lidhje me bixhozin.

Gjëja pozitive është se në komision pash se janë ftuar shoqata dhe mund të themi se mund të japin kontribut real për hapjen e basteve. Lojërat e fatit janë një bombë me sahat, dhe një bombë nëse nuk menaxhohet do pëlcasë negativisht dhe mesa shoh deri tani kjo do shkoj negative. U bë 5 vjet që janë hequr lojërat e fatit dhe në këto 5 vjet informaliteti ka qenë maksimal dhe tani cila është mundësia e shtetit për të mbyllur informalitetin? Unë ju garantoji se ajo nuk e mbyll dot, mbyllja e tyre është një marrëzi.

Në vijim ai shtoi se tto nuk u ndërprenë asnjë ditë, u arrestuan rreth 120 veta por për çfarë u arrestuan nuk e gjen dot ti kush është koka kush e drejton, normale që e gjen lehtë, por nuk shoh një mendim pozitiv.

Ajo që duhet bërë është një analizë se cilat ishin anët negative dhe pozitive, shiko kush janë dëmet dhe si duhen eliminuar. Të gjitha këto bëhen duke bërë një bashkëbisedim me të gjiithë komponentët sepse asnjë konsultim s’ka pasur deri sot. Kryesori fillon te kryesori, që është ligji, kush do i marrë lojërat e fatit. Ligji po bëhet që disa kritere që për mua do i marrë Viron Bezhani përsh, është e përcaktuar. Ke shqiptarë me eksperiencë të jashtëzakonshme për organizimin e lojërave të fatit pse mos ta mbajë shqiptari çdo taksë, çdo organizim.

Në vijim ai theksoi se sporti nuk ka punë me bixhozin dhe se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, por sipas tij duan këta ti lidhin për interesat e tyre private. Problemi kryesor për Bezhanin qëndron moszbatimi i ligjit.

Sporti nuk ka për të marrë para, sepse çfarë parash do marrë shteti. Unë nqs vendos kritere të tilla që shkojnë bankë, identifikohen online do e pranoj të luaj, jo kurrë dhe e dyta ai njeri që ka abuzuar si mendon se do shkoj të deklarohet. Ai është ves dhe nuk hiqet kollaj dhe unë do shkoj të punoj në të zezë. Pastrimi i parave e para s’kishim pse të bënim eksperiencën allashqipatarshme, një rrëmujë të tillë s’ke pse ta bësh. Ka qenë e strukturuar më mirë më para. Të punosh në të zezë 5 vjet dhe të pretendosh se një ditë do të kthehesh në të bardhë harroje se ndodh. Ai që ka punuar në të zezë ashtu do të vazhdojë të punojë. Ligji i 2018 doli shumë i mirë. E keqja nuk është te ligjet por te zbatimi i ligjeve që nuk ka zbatim ligji.  Ne i ramë kokave më të forta, normalisht filloi puna, por sa filluam të godasim krimin në atë kohë filluan menjëherë heqja nga puna. Këta vetë nuk e duan zbatimin e ligjit. Kur del kryeministri dhe thotë kemi kaq të zeza atëherë po ti për çfarë je.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy