Kryemadhi akuza Ramës nga Korça: Si u vodhën 4,4 mln euro për 4 orë

Kryemadhi akuza Ramës nga Korça: Si u vodhën 4,4 mln euro për 4 orë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bëri thirrje për t'iu bashkuar protestës së 16 shkurtit.

Në takimin me strukturat LSI-së në Korçë, paraditen e sotme, Kryemadhi tha se protesta nuk do të jetë vetëm e opozitës por dhe e socialistëve të ndershëm që janë të pakënaqur nga qeveria Rama.

"16 shkurti nuk është thjesht protestë e opozitës, është protestë e të gjithë popullit shqiptar. Ka një emër, atë të halleve shqiptare. Çdo shqiptar që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e tij të paguajë fatyrën e energjisë, apo nuk ka mundësi të paguajë taksat e larta që ndihet i frustruar. Prandaj në 16 shkurt të jemi në protestë për ti thënë kësaj kaste që ne nuk pranojmë dhunimin tënd", tha Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj ajo u ndal në skandalin e vjedhjes së madhe, ku sipas saj, shqiptarëve i janë vjedhur për 4 orë 4,4 mln euro.

Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ja shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE. Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve", tha ajo.

Kryetarja e LSI-së, theksoi se nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme shqiptarët do të kenë një qeveri që do t'iu ofrojë garanci në drejtësi dhe në arsim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy