
Romancieri nga Zanzibari, Abdulrazak Gurnah është fituesi i Çmimit Nobel për letërsinë këtë vit.
Ai është vlerësuar nga Akademia Suedeze “për depërtimin e tij të pakompromistë dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në gjirin midis kulturave dhe kontinenteve.”
Gurnah lindi në Tanzani në 1948, por u transferua në Angli në një moshë të re. Ai ka shkruar 10 romane, shumë prej të cilëve fokusohen në përvojën e refugjatëve.
“Personazhet e gjejnë veten në një ndërprerje midis kulturave dhe kontinenteve, midis një jete që ishte dhe një jetë në zhvillim; është një gjendje e pasigurt që nuk mund të zgjidhet kurrë,” tha Komiteti Nobel për Letërsinë në deklaratën e ndarjes së çmimit.
Në të kaluarën, me Nobel janë nderuar poetë, romancierë dhe madje edhe një kompozitor, ndërsa mes të nominuarve ka qenë edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.



