Prej 3 ditësh tashmë naftëtarët e Ballshit janë futur në grevë urie. Ata janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj greve, duke mos pranuar kështu asnjë ndihmë mjekësore apo ushqime derisa të marrin pagat e pashlyera të 4 muajve punë si dhe të vijojnë me rinisjen e punës në rafineri.



