Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që të pyetet Edi Rama si dëshmitar

Dosja “Partizani”/ Avokati i Berishës kërkon që të pyetet Edi Rama si dëshmitar

Në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “Partizani” avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të pyetet si dëshmitar. Gjokutaj argumenton se kryeministri Rama është dëshmitar kyç sepse ndryshoi destinacionin e pronës.

 

Genc Gjokutaj: 

"Cila është gjeneza e këtij procesi, çfarë përmban ky proces? Hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor, mjetet proceduriale në një gjykim të pavarur do ishte në zbulimin e të vërtetës. Është kryer vepra penal dhe cila ka qenë pasoja. E nderuar gjykatë nuk e keni të lehtë detyrën. Nuk ka lidhje asnjë provë apo akt, me shkelje të kryera nga Berisha. Kërkojmë të thirren si dëshmitar shtetasit e kërkuar nga Prokuroria. 

Gjithashtu të thirren: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, atë kohë kryetar bashkie, person kyç që SPAK s’e ka thirrur, që ka përpiluar bazën ligjore ta kthej nga klub sportiv në shesh ndërtimi. Pa vendimin e tij ne s’do ishim sot këtu.

Kërkojmë të dëshmojë Besmir Karanxha, aktivist i PS në zgjedhje që paguhet për të hetuar kryetarin e opozitës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy