Nuri: Procedimi i protestuesve, përkëdhelje nga policia. SPAK po heton për pastrim parash për Zvërnecin (VIDEO)

Nuri: Procedimi i protestuesve, përkëdhelje nga policia. SPAK po heton për pastrim parash për Zvërnecin (VIDEO)

Avokati Franc Nuri, thotë se procedimi penal i 19 protestuesve pas bllokimit të rrugës së Rinasit, është më e pakta që policia mund të bënte.

 

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se, projekti i Zvërnecit ishte shkëndija që çoi në shpërthimin e protestave.

 

Nga ana tjetër, Nuri ndan bindjen se për këtë projekt, SPAK po heton për pastrim parash.

 

Referimi në polici i disa protestuesve është më e pakta që policia duhet të kishte bërë në këto kushte. Në një farë mënyre i ka përkëdhelur policia protestuesit. 

 

Është treguar shumë tolerante, në Rinas ka bërë tre herë thirrje që të shpërndahet turma dhe nuk ka përdorur as ujë, as gaz lotsjellës, deri kur protestuesit u tërhoqën. 

 

Po ta krahasosh me protestat e Partisë Demokratike, kemi rastin kur një protestues me flamur në dorë është marrë zvarrë, e kanë shoqëruar dhe arrestuar, kontrasti është shumë i madh. 

 

Qytetarët i kanë dhunuar, me rroba të rrjepura, me shenja të dukshme vizive. Bllokimi i rrugës në aspektin ligjor, patjetër që është vepër penale. Se nuk mundet të bllokohet rruga e aeroportit dhe të mos ketë asnjë procedim nga Policia e Shtetit. 

 

Opsioni më i mirë është që çështja të pushohet, ndërsa për 2-3 elementë që ka dhe prova e pamje, të shkojnë në gjykatë. Rasti më i keq është që të gjithë të çohen në gjykatë. Rreziku në këtë rast është kundravajtja, nuk besoj se do të dënohet njeri me burg. 

 

Do të ketë dënime alternative, si punë në komunitet, gjobë etj. Gjithë këto protesta janë një ngjarje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, ne i kishim humbur shpresat se një ditë rinia do ngrihej dhe protestonte, pak rëndësi ka kauza që nisi nga dhunimi i atij qytetarit në Zvërnec. Kjo bëri që të shpërthente mllefi i akumuluar nga ana e qytetarëve. 

 

Mendoj se kundër padrejtësive qytetarët ngrihen. Artikulohet shumë pak Zvërneci këto ditët e fundit. Çështja është rrëzimi i qeverisë, e kanë kuptuar qytetarët shqiptarë se me Edi Ramën nuk mund të vazhdohet më. 

 

Mendoj se hetimi për projektin në Zvërnec ka nisur për pastrim parash. Mendoj se pastrimi i parave lidhet me shumë investime në Jug të vendit, se janë të njëjtët njerëz që përmenden. 

 

Tashmë duket se po shpërthen dhe do zbardhen një pjesë e mirë e përgjimeve të Sky Encrochat në vitin 2021. Mendoj që gjithë këto elementë që kanë dalë janë vetëm maja e ajsbergut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy