Mashtrim me 2.2 milionë euro, prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim me 2.2 milionë euro, prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Prokuroria pranë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka përfunduar hetimet për një skemë të dyshuar mashtrimi dhe pastrimi parash, duke dërguar për gjykim gjashtë persona dhe pesë shoqëri biznesi. 

 

Sipas organit të akuzës, çështja lidhet me një hua prej 2.2 milionë eurosh që shtetasja Mirlinda Heidorn i ka dhënë shtetasit Adnand Mahmuti për investime në projekte teknologjike sportive, të lidhura me transmetimet e eventeve të Serie A. 

 

Prokuroria thekson se: “Shtetasi Adnand Mahmuti ka përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit për të mashtruar kallëzuesen, duke mos zbatuar kontratën për kthimin e shumës së marrë hua dhe interesave.

 

Në hetim rezulton se Mahmuti dhe bashkëpunëtorët e tij, të përfshirë në disa kompani si “Magoware”, “Tibo”, “Tibo AL”, “Tibo Communications” dhe “Oversport”, kanë pasur mundësi financiare për të shlyer detyrimin, por nuk e kanë bërë. 

Sipas Prokurorisë: “Janë përmbushur të gjithë elementët objektivë të veprës penale të mashtrimit”, ndërsa administratorë dhe persona të tjerë “kanë vepruar me dijeni të plotë për natyrën mashtruese të veprimeve”

 

Organi i akuzës ngre gjithashtu dyshime për fshehje të të ardhurave dhe shmangie të detyrimeve tatimore. 

 

Nga ekspertimi kontabël, sipas dosjes: “Shoqëria ‘TIBO’ sh.p.k. ka paraqitur rritje të detyrimeve që nuk mbështeten në burime të ligjshme dhe nuk janë shoqëruar me dokumentacion financiar provues.” 

 

Në lidhje me akuzën për pastrim parash, Prokuroria thekson se janë kryer transfertë të shumta të pajustifikuara mes kompanive të lidhura, shpesh jashtë sistemit bankar: “Këto vlera janë qarkulluar kryesisht në cash, me qëllim fragmentimin e gjurmëve financiare dhe vështirësimin e identifikimit të origjinës së tyre.” 

 

Të pandehurit dhe subjektet tregtare do të përballen në gjykatë me akuzat për “Mashtrim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mospagim të taksave dhe tatimeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy