Gara në PS për kryetarët e degëve/ Kollçaku: 400 kandidatë potencialë, kriteri më i fortë pastërtia morale e penale (VIDEO)

Gara në PS për kryetarët e degëve/ Kollçaku: 400 kandidatë potencialë, kriteri më i fortë pastërtia morale e penale (VIDEO)

Deputeti i PS Bardhyl Kollçaku foli në MCN Live lidhur me riformatimin e degëve në selinë rozë, pas vendimit për shtyrjen deri në 31 maj të aplikimeve për 61 kryetarët e partisë në 61 bashki të vendit.

Ai u shpreh se aktualisht ka 400 kandidatë potencialë në një garë të vërtetë dhe të hapur ku do të zgjidhet më i miri. Kollçaku tha se kriteri më i fortë për kandidatët është pastërtia e figurës së tyre morale dhe penale.

PS ka zgjatur afatin për të gjithë ata që duhet të bëhen pjesë e garës. Për dy arsye të thjeshta: Duke parë interesin e madh të kandidatëve potencial për të marrë pjesë në garë, që vjen nga hapja e garës. Për t’u dhënë kohë kandidatëve, jo vetëm për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm, por edhe strukturave të partisë për të bërë verifikimin e nevojshëm. Numri i kandidatëve është fluid, varion, deri dje ishin deri 400 kandidatë që kanë shprehur interesin. Duke parë që ky numër është 7 kandidatë potencialë në çdo bashki, ka gjasa që të rritet deri në 31 maj. Tregon që është garë e vërtetë, jo pseudo-garë, dhe do zgjidhet më i miri. Zgjatja e afatit është një masë e gjetur, do reflektohet me shtim të numrit, por edhe produkt më të mirë dhe konkurrencë më të fortë. Janë mirëshkruar kriteret për të gjitha fazat e procesit në udhëzimin e Sekretarit të Përgjithshëm. Kriteri më i fortë pastëria morale dhe penale e kandidatit. Kjo do shprehet në formularin e dekriminalizimit dhe do bëhet një verifikim. Procesi është me disa filtra të domosdoshmëm që të sigurohemi që figurat më të pastra dhe kontribuesit më të mëdhenj të PS në vite, që e kanë drejtuar në fitore, të jenë të përfshirë në garë. Jam i bindur që me programet do tregojnë vlerat më të mira. Do jetë një mundësi për të rinjtë dhe ata që kanë ngelur pak mënjanë. Në Berat, në Kuçovë janë 16 kandidatura potenciale dhe në Dimal 12. Janë kandidatura me kontribut në vite, të gërshetuar me djem dhe vajza të reja. Nuk ka pakënaqësi, ka një ndrojtje dhe stepje nga ky proces. Ai që do zgjidhet nuk është i paracaktuar, filtrat janë të shumtë”.

Kollçaku tha se PS është gjithë kohën në fushatë, duke u shprehur se kjo parti as nuk bie në gjumë dhe as nuk dehet nga suksesi. I pyetur lidhur me eksponentët socialistë që janë pas hekurave pasi po hetohen nga SPAK, deputeti u shpreh:

Kjo tregon vitalitetin dhe hapjen e PS. Tregon mbështetjen për sistemin gjyqësor, që askush s’mund ta përdorë PS-në për përfitime personale. Kjo u jep më shumë shpresë qytetarëve që drejtësia e re po funksionon, dhe PS është mbështetësja më e madhe. Individë të caktuar, nëse gjykata vërteton fajësinë e tyre, ata nuk përfaqësojnë me PS-në dhe vlerat e saj. Qytetarët në Berat, Kuçovë dhe Dimal, kanë sjellë disa shqetësime. Kryesor është problemi me investimet për rrugët rurale. E kuptojmë që jemi në situatë ‘lufte’, tërmeti, Covid-i, lufta Rusi-Ukrainë, por nevoja për më shumë investime dhe përmirësim të infrastrukturës, janë prioritete. E dyta është problemi i legalizimeve. Është problem 30-vjecar, i mbartur, por kërkohet një përqendrim forcash sidomos nga Agjencia e Kadastrës. Janë një kompleks problematikash. Në ndarjen e tokave, parcelave, janë bërë shumë gabime të hartave, ka mbivendosje. Ka pak specialistë, gjeodezë, topografë, është një ngarkesë e madhe. Ka zvarritje dhe një mori problematikash gjyqësore. Mund të ketë 5, 10 vjet që gjykatat s’kanë dhënë vendime”.

Kollçaku u shpreh se në PS nuk ka fraksione, por debat dhe demokraci të brendshme.

Unë jam i ri në PS. Në Kuvend jemi 74 përfaqësues. Garantoj që ka debat të shëndetshëm, ka mendime të ndryshme për ëështje të ndryshme. Ka raste që jo të gjithë biem dakord, por s’mund t’i quaj fraksione, mund ta quaj demokraci të shëndetshme. Është meritë e kryetarit që e lejon debatin. Kjo është gjëja e duhur për ta mbajtur partinë në standardet që kërkojnë qytetarët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy