Meksi: Sektori IT ka nevojë për investime, duhet rritur roli i privatit

Meksi: Sektori IT ka nevojë për investime, duhet rritur roli i privatit

Eksperti i IT, Endri Meksi, e cilëson të domosdoshëm rritjen e rolit të privatit në sektorin e IT. Sipas tij, pavarësisht shpenzimeve të mëdha të AKSHI-t në këtë drejtim, nuk ka investime të mjaftueshme për rritjen edhe bërjen efektive të shërbimeve mbrojtëse.

Ka një vit e gjysmë. Sipas të dhënave, sulmi në të dhënat e e-albanias ka qenë në maj 2021. Në varësi të strukturave, mbrojtja është subjekt i përgjegjësisë së institucioneve të ndryshme.

AKSHI është një strukturë e ngritur nën qeverinë Berisha. Me një VKM 2017 kanë marrë nën hyqëm sistemet kryesore informatike në vend. Shpenzimet e AKSHIT janë shumë, por në fakt janë ende pak. Ka nevojë për më shumë investime.  

Një hetim ose dy nuk i heqin asgjë nevojës për të investuar në IT. IT është sektori me rritjen më të lartë në Perëndim. Te ne është një sektor ku nuk investohet aq shumë sa duhet.

AKEP është ish-ERT. Privatët luajnë zero rol. Duhet të luanin më shumë. Investimet private janë shumë të ulëta. Në rastin e One është gjynah që është hakeruar një kompani që nuk mund thuash nuk ka investuar. Por një nga sulmet tipike është kur ti ke një fajtor nga brenda. Kjo ka të bëjë me paaftësinë apo gabimin.

Në rastin e ONE, pjesa më e madhe e telefonisë fikse janë aty, pas shkrirjes me Albtelecom. Dëmi mund të jetë goxha i madh. Nëse nuk flasim dot për faktorë, le të flasim për të paaftë. Por nëse nuk flasim edhe për këta duhet të flasim për burrëri dhe dikush duhet të japë dorëheqjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy